׉?4ׁB!בCט  |u׉׉	 7cassandra://EvcURpXf7KV42ZeSmhHbU_kikEy_VEq2HiNzI_fZS2I `׉	 7cassandra://uyqALmwLwBUEueStY3YYR6HG7iw-SuvwjXw0KXm-UT8P^`S׉	 7cassandra://M23CNr4KI8vByuhDYR45Ve14IKW5iaApA7MP-HHZamQ`̵ j7cYט   |u׈   S  ׈Ej7cQ׉E 5alb
any
ac
S MAKU
pse ka frikë
SIIMAKU
qershor
2026
׉	 7cassandra://M23CNr4KI8vByuhDYR45Ve14IKW5iaApA7MP-HHZamQ`̵ j7cRj7cQ|בCט   |u׉׉	 7cassandra://q2dsEAA4kEWBS6lWrMZzVHTAiUB-viipAmUqpruxbKE 8'`׉	 7cassandra://3TvLrqgMlqNFdoDaGm7lCgab3C2plo5ERYxb8px0410͎l`S׉	 7cassandra://Q_IkX0-FmW_c9PZImRaPPr0DNr8nQNAUhx2_2l5NwNM$A`̵ j7c\ט  |u׉׉	 7cassandra://jZFnClbyEboZ2qN-9T-BciiTAtaVVMItE9GM53AsK0Q  `׉	 7cassandra://qsSOwi7oSc81kCT8Gx3y6A5r136IxvzHaTb2nVsaR9A͊`S׉	 7cassandra://3Bt2Yw6WLY2t1eBsMBtlOem-KNdLYerS4Ox63K21N_E#`̵ j7c]נj7cf 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈנj7ce ̷9ׁHhttp://www.spekter.com.alׁׁЈנj7cd )-`9ׁHhttp://rritur.AiׁׁЈ׉EPALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
Kushedi sa herë kam qenë në këtë zonë dhe
prapë ngatërrohem. Mesa duket sërish po
vërtetoj se nuk jam dhe aq i mirë kur vjen puna
për të mbajtur mend emrat...qoftë edhe ato të
rrugëve. Në fakt është pak ironike, sepse
megjithëse, Nju Jorku është një vend i
rrëmujshëm dhe i zhurmshëm, rrugët janë
shumë simetrike dhe të rregullta, që i bën edhe
më kollaj për ti gjetur, ndaj edhe unë nuk mbaj
ndonjëherë hartë me vete, megjithëse duket
sikur sot po më nevojitet. Sapo kam kaluar Wall
Street, kam ecur për pak minuta dhe shoh se
gjendem diku midis rrugëve John dhe Fulton ,
në një shesh pak a shumë sa ai perpara
Universitetit të Tiranës, ku grupe njerëzish hyjnë
e dalin nga dyqanet pa ndërprerje. Pak më larg
gjendet porti, një tjetër zonë e mbushur me
dyqane e restorante buzë oqeanit, ku lundrojnë
anije të shumta dhe përball meje shtrihet
gjigandshëm ura e Bruklinit.Eshtë ora 20:00 e
mbrëmjes dhe unë jam duke kërkuar restorantin
“San Marino” në të cilin sot kam lënë për tu
takuar me divën e muzikës shqiptare Parashqevi
Simaku. Që prej muajit Shtator, ajo këndon në
ambientet e këtij lokali çdo të shtunë mbrëma.
Prania e këngëtares në këtë restorant është
pothuajse sekrete, në kuptimin që shumë pak
veta e dinë se ajo këndon aty, e unë e mora vesh
rastësisht duke vizituar faqen e saj zyrtare në
internet tek www.simaku.com (Të cilën pak e
dinë që sapo është hapur). Në të njëjtën kohë,
vetë “San Marino”, nuk njihet edhe aq shumë
nga shqiptarët për faktin (Siç do të mësoja më
vonë) se ka vetëm gjashtë muaj që është hapur
nën pronësinë e dy shqiptarëve Ranni Ruli dhe
Zamir Vejuka. Pasi u enda edhe disa minuta të
tjera...në fakt gjysmë ore, ja më në fund pranë
një hoteli shikoj një shenjë me emrin e lokalit.
Bingo! Kur hyj brenda takohem me Albën një
vajzë e këndëshme të cilës kur i tregoj emrin më
thotë “Oh yeah! Ne folëm në telefon already!”.
Alba e ka fjalën për një javë më parë kur unë
telefonova për të biseduar me një prej
pronarëve të këtij restoranti, që të vendosja një
takim-interviste me Parashqevinë. Ajo më
tregon se instrumentistët vijnë rreth orës 21:00
për të përgatitur “mini skenën” dhe veglat
muzikore, kurse Parashqevia vetë, vjen të
këndojë diku rreth orës 22:00. Pra jam rreth një
orë e gjysmë herët...mmm. Ndryshe nga
ç’mendoja, restoranti nuk është edhe aq i
madh.Ndoshta, sepse kisha në mendje idenë që
këtu do të këndohet e kërcehet, por megjithatë
ambjenti është shumë i këndshëm, i qetë, dritat
janë në gjysmë ndriçimi,e si në çdo restorant
tjetër te llojit “italian” edhe këtu nuk mungon
romantizmi. Kur e pyes Albën se ku ndërtohet
skena ajo më tregon “ Aty ku je ti.Right
there!”.Kjo e përzjerë e shqipes me anglishten,
të cilës unë i them anglipe, është mëse normale
për
shqiptarët e Amerikës. Ndërkohë
prezantohem me Zamirin i cili në bisedë e sipër
më tregon se Simaku s’para i ka qejf intervistat;
”Të them të vërtetën,” më thotë ai,”Një gazetare
erdhi per t’u takuar me të dhe ajo e ktheu
mbrapsh”. Pavarësisht nga fjalët e tij, sërish isha
i bindur se do ta intervistoja Parashqevinë,duke
qenë se në ato momente mu kujtuan fjalët e
Rannit, pronari tjetër i San Marinos i cili më
kishte thënë në telefon me shumë bindje “Hajde
pa problem!”, kur i tregova se doja të intervistoja
Simakun. I përshëndeta të dy, dhe u largova nga
lokali për t’u rikthyer rreth orës 21:30. Ka filluar
të bëjë ftohtë, dhe ndoshta është një përshtypje
qe e kam vetëm unë, por amerikanët janë si të
uritur për festa. Imagjinoni, është akoma fund
Nëntori dhe dritat e Krishtlindjeve i gjen ngado.
Bredhat e zbukuruar mbushin vitrinat e
dyqaneve dhe njerëzit blejnë pafundësisht në
këtë periudhë që njihet nga amerikanët si
“sprinti 27 ditor i pazarit”. Ulem të pij një kafe,
ndërkohë që në një dyqan suveniresh ngjitur me
kafenenë, midis të tjerash shiten edhe flamuj -
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://Q_IkX0-FmW_c9PZImRaPPr0DNr8nQNAUhx2_2l5NwNM$A`̵ j7cS׉EDALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
të vegjël shqiptar. Ndonjëherë mendoj se kemi
rënë kaq “poshtë” moralisht si komb, sa edhe
gjëra të tilla na falin kënaqësi.
Këte herë kur kthehem në restorant, Ranni ka
mbërritur.Ai vjen më takon, ulemi të pijmë një
birrë (Oh po! Unë lejohem të pij alkol gjatë orarit
të punës hahaha!) është me të vërtetë shakaxhi
dhe mirëpritës,e më tregon që e lexon
“Spekterin” në internet (www.spekter.com.al),
ndërkohë që më prezanton me njërin prej
instrumentistëve që do të interpretoj së bashku
me Parashqevinë këtë mbrëmje, i cili quhet
Maks Vathi. Maksi ka mëse dhjetë vjetë që është
larguar nga Shqipëria ku ka pas qenë pedagog
në “Konservatorin e Tiranës”. E ka vizituar
Tiranën disa herë gjatë viteve të fundit, e ka
kohë qe mendon se ndoshta është ngopur me
Amerikën e është koha të kthehet në vendin e tij.
“Në fillim kam vuajtur shumë.” më tregon,e tek
unë i përgjigjiem “Fillimi është i vështirë për të
gjithë.”më thotë,” Unë kam vuajtur për tre vjetë
rresht,aq sa mu desh të shikoja edhe
psikologun.Falë këshillës së tij j’u riktheva
pasionit për muzikën e cila më riktheu në
vetvete.Kur pronari i dyqanit ku bleva klarinetën
më dëgjoi të luaja në instrument, erdhi më takoi
menjëherë i çuditur. E kur i thashe se ku kam
pas punuar i shtangur me pyeti “E çfarë bën në
Amerikë?”.Amerikanët thonë që njeriu gjen
lumturinë kur gjen se çfarë do të bëj në jetë.Dhe
unë këtë lumturi e gjeta në Shqipëri që në
moshë të vogël, fale pasionit për muzikën, po
Amerika na afron komfortin që s’e gjejmë dot në
vendin tonë ndaj edhe bëjmë këtë zgjidhje...”.
Eshtë për të ardhur keq kur e dëgjon një gjë të
tillë. Në fakt unë jam disi xheloz, kur mendoj sesi
instrumentistë apo këngëtarë kaq të talentuar e
kaq të njohur në Shqipëri detyrohen për hatër të
pasionit apo komfortit të jetesës të interpretojnë
përpara një publiku kaq të vogël i cili në fakt
shpesh herë nuk e kupton se sa speciale është
një nga këto netë. I të njëjtit mendimi është edhe
Maksi, “Parashqevia është një këngëtare shumë
e mrekullueshme, ajo duhet të këndojë në
stadiume e salla të mëdhaja”. Më vonë një tjetër
instrumentist Binak Elezi, i cili ka mbaruar Artet
e Bukura në Tiranë në degën e kompozicionit, e
që për vite ka drejtuar Estradën e Kuksit, ulet në
tavolinën tonë për t’ju bashkuar bisedës. Ai i bie
fizarmonikës dhe organos, kurse Maksi
klarinetes,saksit dhe fyellit.Edhe Binaku ka
mëse dhjetë vjet që jeton larg Shqipërisë dhe në
mërgim ka interpretuar për shumë këngëtarë të
njohur në aktivitetet e ndryshme festive të
komunitetit shqiptar, për më tepër ai sapo ka
marrë edhe të drejtën për të dhënë mësime
muzike në Amerikë. Kur i degjoj të flasin për
muzikën dhe aktivitetet në të cilat kanë marrë
pjesë, më bëhet akoma edhe më shumë qejfi që
sot do të kem mundësinë të shikoj një “koncert”
i cili për nga cilësia... besomëni nuk ka te
vlerësuar.
Për një moment kam harruar se sa është ora
dhe çuditem kur mësoj se ka vajtur rreth 22:30,
ndaj dhe më zë frika se mos Parashqevia ka
anuluar koncertin e sotëm, por qetësohem kur
mësoj se bashkëshorti i saj është këtu. Robert
Nolfe, të cilin shumica e shqiptarëve e kanë parë
në një prej edicioneve të fundit ne “Festivalin e
Këngës në RTVSH” ku Parashqevia ishte e ftuar
nderi. Ai është pak a shumë i njëjti edhe në
person. Pasi përshëndet instrumentistët e tjerë,
prezantohemi me njëri-tjetrin, por vetem kaq,
sepse atij
i duhet
të filloj
të pergatisi
instrumentet dhe skenën ku Parashqevia do të
këndojë. Seç kam nje ide se Parashqevia nuk di
gjë fare që unë jam këtu për ta intervistuar...e
them këtë,sepse Roberti merret zakonisht me
planifikimin e koncerteve dhe intervistave të
saja, por ai nuk dha asnjë shenjë reagimi për të
më lënë që të kuptoja nëse kishte dijeni për
prezencën time këtu sot apo jo. Runni më
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://3Bt2Yw6WLY2t1eBsMBtlOem-KNdLYerS4Ox63K21N_E#`̵ j7cTj7cS|בCט   |u׉׉	 7cassandra://3zZGqccMkkZLHfurSQsb6AsAzKGNpJjZW7UOfU3FDMM 0 `׉	 7cassandra://WHCA3hk9wjAig6wSZO0VTc_SBnyxAsUAwAsZ3OL-rw4͍V`S׉	 7cassandra://RwRhyxUUI-FWJf6yfRkPkbzExAFy3zU5gnW7FPx9SII$L`̵ j7ccט  |u׉׉	 7cassandra://raTgWXly6gp5DunLvlGxy21DyqLrtEsiNFyn-1yx8as [!`׉	 7cassandra://_z8CvFO1k76kK3zm9d2n8fnTmvqZD8NWW28nLEU9At0͏`S׉	 7cassandra://2wr5pHFylAhiLadCrpft2bveO-WE4vtpmPKeDlEFiEA$`̵ j7cgנj7cp 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈנj7cn bo9ׁHhttp://krijua.ShׁׁЈנj7cm ҁ[9ׁHhttp://ardhur.NuׁׁЈ׉EdALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
thërret të shkojmë në dhomën ku Simaku është
duke u bërë gati për ta intervistuar.Në dorë ai
mban një shishe vere të kuqe dhe ngjitemi në
katin e dytë të hotelit ngjitur me restorantin.
Dera hapet, nga dhoma del Parashqevia e cila
ishte ende me bokutinat në kokë dhe në tavolinë
gjenden nje numër i madh pajisjesh për
makiazh. Ajo është po aq e çuditur sa edhe unë
e tek Runni po na prezantonte, përsëriti disa
herë në anglipe “Nuk mund të flas tani, I am not
ready yet...”, e unë u binda tashmë se ajo nuk
kishte as më të voglën ide se kush dhe përse
isha unë aty, plus që tani që e mësoi, mund të
ishte shumë mirë disi e inatosur nga mënyra sesi
u prezantuam. Mmmm! Kjo do të thotë, jo vetëm
që mundësia për të biseduar me të (sidomos
pas këtij momenti) po bëhej mëse inekzistente,
por edhe shkrimi nuk mund të dalë ashtu siç unë
e kisha menduar...Zbresim poshtë, unë duke u
përgatitur për një plan të dytë, e Runni duke më
thënë “Ajo është një këngëtare shumë e
mirë...ndoshta nuk i pëlqen të japi intervistë, por
takoje njëherë më vonë”. Jeh! Tani mu hoq
sikleti...hahahaha. Minuta më vonë, plani im i
dytë kishte marrë “jetë”. Ky plan konsistonte në
shprehjen “E mori kalanë nga brënda..” dhe në
këtë rast i vetmi i brëndshëm i “kalasë” ishte
Roberti, bashkëshorti i Simakut. Ndërkohë që ai
rregullonte pajisjet muzikore, unë i afrohem
duke ju prezantuar edhe njëherë si Elbino nga
revista “Spektër”. I tregoj se përse kam ardhur
sot e që kërkoja disi ndihmën e tij për të
biseduar me Parashqevinë, pasi ndryshe nga
çfarë kujtoja, ajo nuk është në dijeni për këtë
intervistë.Lajmi i mirë, Roberti është mëse i
hapur për të më ndihmuar dhe menjëherë më
thotë që do të bisedojë me të, lajmi i keq? Ai nuk
premton nëse do të ja mbushi mendjen Simakut,
sepse “...ajo nuk para jep intervista..”, por
Roberti më jep nje këshillë të vogël le të
themi,...”Do të jetë mirë sikur të bisedosh me të
pasi të mbaroj koncerti”.Problemi është që unë
të nesërmen duhet të udhëtoj për të shkuar në
një tjetër qytet të Amerikës, për të përfunduar
një tjetër intervistë e nuk e di nëse do mund të
qëndroj deri në fund të koncertit, por me sa
duket do ish më mirë...kështu. Ndaj e marr
parasysh këshillën e Robertit, shtoi edhe
këmbënguljen apo kokëfortësinë time dhe kaq
më mjafton për ti dhënë shpresa vetes se orë
më vonë misioni im do jetë plotësuar.”Tani më
lejo te iki,”me thote Roberti”,përpara se të me
mbushësh mendjen të jap ndonjë informacion
qe nuk duhet...”.Jo se unë kam ndonje
ankesë.HA! Tashmë tavolinat janë të mbushura.
Të gjitha me shqiptarë të veshur mirë, të cilët
ndoshta është thjeshtë përshtypja ime por
duket sikur njihen me pronarët e restorantit, gjë
që tregon se nuk është hera e parë që vijnë këtu
për të darkuar, e që gjithashtu tregon se
shqiptarët në emigracion nuk ndihen më të tillë
(emigrante). Eshtë vërtet këndshëm. Ndihem si
në Tiranë, pasi jo vetëm klientët apo pronarët,
por edhe kamarjerët, banakjerja,kuzhinieri
përfshi edhe orkestrën...të gjithë këtu janë
shqiptarë. Dera hapet dhe Parashqevia hyn
brenda, e veshur me një fustan të zi mbi të cilin
ka vendosur një varse të madhe ngjyrë bezhëqumshti,
flokët e zeza me pak onde shtrihen deri
pas mezit, e në dorë një gotë me verë të kuqe. I
përshendet
të gjithë me buzeqeshjen
karakteristike,i jep një të puthur Robertit e
menjëherë merr mikrofonin për ti
thënë
mirëmbrëma publikut e më pas fillon te këndojë,
e kur këndon Parashqevia...të gjithë e dimë që
s’ka të ankuar. Ajo ende zotëron të njëjtat
karakteristika të cilat e bënë atë një ndër
këngëtaret më të veçanta të muzikës sonë.
Krijon një kombinim të këndshëm midis
këndimit, kërcimit të lehtë dhe personalitetit
skenik. Jam ulur në një tavolinë prej ku shikoj
vetëm zonën ku Parashqevia dhe banda e saj
qëndrojnë, por interpretimi dhe rëndësia që i
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://RwRhyxUUI-FWJf6yfRkPkbzExAFy3zU5gnW7FPx9SII$L`̵ j7cU׉EALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
japin ata këtij koncerti të jep përshtypjen sikur
po këndojnë para dhjetra mijra vetëve. Ajo
prezanton çdo këngë që këndon, të cilat janë
prej të gjitha trevave shqiptare, e kënduar më
parë nga legjendat e muzikes sonë si Marije
Kraja,Tefta Tashko Koço,Hafsa Zyberi,Vaçe Zela
etj.Këto këngë në fakt
janë brenda atij
origjinalitetit të muzikës shqiptare e cila kohët e
fundit është përzjerë fatkeqsisht me shumë
ritme greke, sllave, arabe për të cilat edhe vetë
Parashqevia nuk ngurron te shprehet ore me
vone, se është kundra një përzjerjeje të tillë. Ka
kaluar rreth gjysmë ore që koncerti ka filluar dhe
një pushim i shkurtër e lejon Simakun të takohet
me të gjithë të pranishmit, duke bërë fotografi e
shkëmbyer komplimenta, por ne te dy ende nuk
jemi takuar ...e unë tashmë kam dëgjuar disa
herë sesi Parashqevia nuk do të japi intervista e
nuk do të shkruajnë për të. Mendoj që pyetja e
parë që do ti bëj këngëtares, do ketë të bëj
pikërisht me këtë çështje.Kush gazetar duhet ta
ketë mërzitur kaq shumë Simakun saqë e ka
bërë atë ti ketë “frikë” gazetarët aq sa edhe të
mos iu afrohet atyre? Kur ajo fillon të këndoj
sërish, pas pushimit të shkurtër, nuk mund ta
fsheh dot që u mërzita disi. Mbi të gjitha, sepse
mendoj të paktën një përshëndetje do ishte
mëse normale...Ndërkohë dy çifte të huajsh ulen
në tavolinën përpara meje dhe fillojnë të
diskutojnë me njëri-tjetrin sesa bukur këndon
këngetarja, Parashqevia afrohet drejt nesh, këtë
herë për të kënduar një këngë të italianes Mina
të cilën siç themi ne shqiptarët e “qau” fare.Në
përfundim të këngës ajo më përshëndet me
dorë e nëpërmjet mikrofonit më thotë
“Hej!Spektri!”, në një mënyre të tillë që më bën
të kuptoj se ajo nuk më paska harruar. Në anën
tjetër të lokalit pothuajse të gjithë shqiptarët
janë çuar e po kërcejnë (Sidomos nje djale me
emrin Shemja te cilin Parashqevia e nxiste ne
kercim me “Jepi Shemja!”), atmosfera është
bërë shumë e gëzueshme e uroj për një çast të
kisha miqtë apo familjen time këtu,
por...ndoshta një herë tjetër. Një birrë e tre
vodka më vonë, kam humbur sensin e kohës, e
në një tjetër pushim të bandës...takohem me
Parashqevinë. Biseda jonë fillon në shqip,
vazhdon në anglipe dhe përfundon në anglisht.
Pasi e komplimentoj për
interpretimin
Parashqevia menjëherë shpjegohet për takimin
tonë të parë në dhomë. “Të më falësh për më
parë, sepse isha duke u përgatitur për koncertin
dhe nuk dija se kush ishit apo përse kishit
ardhur.Nuk isha në një gjëndje për të biseduar
me bokutina në kokë..”, kur unë i them se sërish
edhe me bokutina dukej e bukur, ajo thotë
faleminderit duke buzëqeshur. I bëj pyetjen time
të parë në lidhje me “frikën ndaj gazetarëve” ,
por ajo më tregon se nuk ka ndonjë frikë prej
tyre, thjesht nuk dëshiron të japi intervista,
sepse nuk ka dhënë ndonjëherë, e pastaj më
tregon se asnjëherë nuk është ulur kaq pranë
një gazetari më parë për qëllim shkrimi apo
interviste. “Shkruaj çfarë të dojë shpirti. Ti ishe
këtu gjatë tërë mbrëmjes, e pe vetë si dhe çfarë
atmosfere u krijua.Shkruaj si ta ndjesh vetë.”,
këto janë fjalët e saj në lidhje me “misionin tim”.
Ka kohë që shumë lexues të revistës “Spekter”
na dërgojnë letra apo imejlle, për të shkruar
diçka mbi Parashqevinë, e kur i flas për to, ajo
nuk e fsheh se i bëhet qejfi dhe shton se ka
patur shumë oferta nga revista të ndryshme por
thjesht i ka refuzuar për arsyen e vetme “Unë
nuk dëshiroj publicitet, sepse gjithçka që bëj e
bëj për pasionin tim karshi muzikës”.Ndoshta në
shumë prej jush një gjë e tillë do të tingëlloj pak
si shumë modeste, por fjalët e saj janë shumë të
vërteta. Gjatë tërë koncertit, nuk mund të mos e
vije re se me sa pasion dhe seriozitet, Simaku
investon në interpretimet e saj. I jepet tërësisht
këngës e për një moment të duket sikur gjendet
në një tjetër botë, siç ju a thashë edhe më parë,
të krijohet përshtypja sikur ajo është duke
interpretuar përpara mijra vetëve. Disa herë më
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://2wr5pHFylAhiLadCrpft2bveO-WE4vtpmPKeDlEFiEA$`̵ j7cVj7cU|בCט   |u׉׉	 7cassandra://bHig0lpbLX__9w7Ia_fKYVPlo1dOWOBSQkbsFb-1iM0 W`׉	 7cassandra://MH4LvZRNpsJpX3k3xO0TeZgnaIJHMIyiJmLBf7tkzHo͏`S׉	 7cassandra://hAk3TaxJr93B6V4rIbERpCm7LiilLs7xv-1ckk_rwL4$`̵ j7cjט  |u׉׉	 7cassandra://oknUmLDDZLOmuTfX5-dMAmYsd9Tszdt8Hkpjj1AjK9U J3`׉	 7cassandra://bcZ4wulthEfk3ZSuPUJ9b5woHn7Ypi0u4s-ILnlehDo2`S׉	 7cassandra://uQPQXZp7jsH9BsqN2imckdwWVtk_grqPKEjOwN_p0mc`̵ j7ckנj7cu 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈנj7ct )@b9ׁHhttp://fundit.EsׁׁЈ׉EALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
thotë që do ishte më mirë të mos shkruaja gjë
fare, e ndërkohë më pyet nëse dëshiroj të pij
diçka, biles kur i them se jo, insiston me të njëjtin
insistim bujar që na karakterizon ne shqiptarëve.
Çuditem, sepse mendoja që mungesa e një
pijeje në dorën time do të ishte gjëja e fundit që
do ti interesonte Parashqevisë, por ajo papritur
eshte shndërruar nga ajo “Diva” shqiptare në
Parashqevinë e përditshme dhe njëherë tjetër
më përsërit se ky kundërshtim i saj në lidhje me
kerkesën për shkrim apo intervistë, nuk ka të bej
me Elbinon (Ky jam unë nëse nuk e keni vënë re
ende) si person, por
thjesht me mos
preferencën e saj mbi intervistat. Sidoqoftë, ne
kemi hyrë në një bisedë e cila, ndoshta nuk ka
marre formën e një interviste të plotë, por është
mjaftueshëm për të sjellë shumë të reja për
fansat e Parashqevisë. “Shumë, aq sa nuk e di
se sa.Po albumi i ri do të jetë gati në muajin
Mars”, shton ajo pasi unë e pyes se sa albume ka
publikuar deri me sot.Nuk më tregon nëse bëhet
fjalë për një album në anglisht apo në shqip, por
më premton se sapo puna të arrijë në fazën
përfundimtare, do të më njoftoj, për të qenë i
pari që të publikoj këtë lajm.Eshtë vërtet e
çuditshme sesa albume në emër të saj janë
publikuar piraterisht apo legalisht (???) në
tregun
shqiptar-kosovar-maqedonasdiasporë.Në
një kërkim të shkurtër në internet
do të gjeni cd apo kaseta muzikore me tituj të
tillë si “Parashqevi Simaku”,”Muzikë popullore
nga Parashqevi Simaku”,”Parashqevi Simaku
Hitet”,Parashqevi Simaku-The best” etj,
megjithatë ajo tregohet indiferente “Për mua ka
rëndësi që njerëzit kanë dëshirë të dëgjojnë
muzikë...”. Thua të jetë e të njëjtit mendim kur të
mësojë se në Shqipëri ka këngëtarë të cilët kanë
shitur deri mbi 200.000 albume e një shifër e
përafërt është edhe shifra e shitjes së albumeve
të saj? Pas pak biseda midis nesh është bërë
tepër miqësore, biles Simaku me jep dhe një të
puthur në faqe e mbrëmja s'ka ku të shkojë më
mirë.Eshtë vërtet këndshëm të shikosh një çift
artistësh duke interpretuar së bashku në skenë,
kur ja them këtë ajo tregon se tashmë ka shtatë
vjetë martuar me Robertin e jo gjithmonë ka
qenë diell dhe qesh kur shtoj se këto janë gjëra
normale për çdo çift. Simaku do me tregojë me
vonë se babain e ka patur të shtruar në spital
këtë muaj (Nëndor) e i ka ndejtur tek koka së
bashku me mamane e Robertin çdo ditë. Për
shumë shqiptarë kjo është mëse normale, por ju
kujtoj që Roberti është amerikan, por në fund të
fundit ndoshta dhe Roberti “është” shqiptar..Ai
është martuar me një shqiptare, këndon këngë
shqipe e surprizë!, ai flet shqip."Nuk është se ja
kam kërkuar unë " më përgjigjëtParashqevia , ka
qenë dëshira e tij për të mësuar shqip në
mënyrë që të mos ndihet i huaj në ambiente me
shqiptarë.Kur Roberti vjen në tavoline, ai flet pak
për projektin e ri (Albumin muzikor), që mesa
shoh une, si ai si Parashqevia shfaqin një farë
"krenarie" artistike, që të bën të mendosh se ky
album do të jetë diçka shumë e veçantë.Nuk
mund te mos them se habitem kur mësoj se
Simaku preferon Bjork,Portishead përkrah
emrave te tjere si Billie Holiday,Sade dhe Sarah
Mclachlan.E nëse të gjithë e dimë se kush është
Parashqevia, ju tregoj se bashkëshorti i saj
punon në një kompani që ka për klientë
këngëtarë e grupe të tillë si Sting,Rolling
Stones,Madonna etj.Ata më premtojnë se
përpara se të largohem në fund të koncertit do
të më japin mundësinë te dëgjoj disa këngë të
cilat janë ende në përpunim. Në një moment
nga fundi i bisedës sonë Parashqevia përmend
se miku i vetëm i tyre është Stan Dragoti,
regjisori i njohur me origjinë shqiptare. Nuk
mbaj mend sesi u lidh biseda dhe u permend
emri i tij, ndoshta kur unë e pyeta nëse e ka lënë
Los Anxhelosin për Nju Jorkun e ajo mu përgjigj
se jetën e ka "të ndarë" midis këtyre dy
qyteteve, ndoshta në atë moment deshi thjesht
të përmendte emrin e mikut te tyre i cili së
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://hAk3TaxJr93B6V4rIbERpCm7LiilLs7xv-1ckk_rwL4$`̵ j7cW׉EALBANYAC REVISTA
NËNDOR 2003
bashku me disa emra të tjerë formojnë krenarinë
shqiptare në Hollivud.Oh! Edhe diçka tjetër.Nëse
gjatë këngëve që ajo këndon,Simaku shquhet
për zërin e fortë, kur bisedon me të zëri i merr
një butësi të ëmbël dhe të jep një farë kënaqësie
kur e degjon tek flet. Ora ka shënuar katër e
mëngjesit.Duket disi e pabesueshme, se sa
shpejt ka filluar e mbaruar gjithçka e as nuk e
ndjeva fare.Ndërkohë që Roberti ka vendosur në
sfond disa prej këngëve që mendohet të jenë në
albumin e ri te Parashqevisë (Të cilat me që ra
fjala janë vërtet interesante dhe shumë larg
këngëve të kënduara nga këngëtarët
shqiptarë.), njerëzit po largohen duke
shkëmbyer komplimentet dhe mirupafshimet e
fundit.Eshtë koha të largohem edhe unë.Pas
disa shtrëngime duarsh, hipi në taksi e cila
përshkon gjithë Manhatanin, rrugët janë të
boshatisura,qyteti që nuk fle duket sikur ka rënë
në gjumë, e tek mendoj këtë,si për të më
vërtetuar të kundërtën grupe njerëzish dalin nga
klubet e natës të gëzuar.E shtuna “mbrëma”
sapo ka përfunduar...ndoshta diku tjeter, se në
Nju Jork...në Nju Jork është gjithmonë e shtunë.
NGA: ELBINO
11/2003
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://uQPQXZp7jsH9BsqN2imckdwWVtk_grqPKEjOwN_p0mc`̵ j7cXj7cW|,Parashqevi SimakuNjë takim me Simakun në NYCj7bS 