׉?4ׁB!בCט  |u׉׉	 7cassandra://8drI1j5pKCRbo6TOvOw1Apowdnkw_IkRoeF7C2kA8GY U2`׉	 7cassandra://vNVvHtaXc4u3Wt-J8z6rI9MXHHNyRkGGwrNzpHWyZz0j`S׉	 7cassandra://olTYRo2tQByeC1NFRPGAalSE5dyhJj5Z2IOAzB95ong%+`̵ iMPlu6ט   |u׈   b  ׈EiMPlu6׉E -alb
he
any
ac
Alice in
t Albanian
prill
2026
׉	 7cassandra://olTYRo2tQByeC1NFRPGAalSE5dyhJj5Z2IOAzB95ong%+`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://KQ65RlfMZU50MKsNEBTtrVdlCE1Fd9q_QTfddVMjoPI `׉	 7cassandra://r8H3jGOKDQTorEJtdfLz2HrfLrSUUZfRgDEUl364_qU[&`S׉	 7cassandra://1F0Xar1mSJmGhvVRpNGjOK3FP1RZbynuG6KV-JL7RuA{`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://GfdRY5ArAdF13stbVHGyrJzWXHq7Jz5rSFGNmJzi5Kw E4`׉	 7cassandra://Vk-ZrRn1I72J0WgY3wtGfCUA7JUhSk5RhGqHPVv06Kkc`S׉	 7cassandra://Xz3jiPhxUHiejsWgluc0IdU9Ul3Qa2_Om8Z6PjICvY08`̵ iMPlu6ʑנiMPlu6́ 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉EALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
ALICE
THE
ALBANIAN
ME NDRYSHIMET EKONOMIKE DHE SHOQËRORE, SHQIPËRIA FILLOI TË
SHIKONTE JO VETËM VIZITORËT, POR EDHE TË HUAJT E PARË QË PO
SHPËRNGULESHIN NË SHQIPËRI PËR TË JETUAR. TEKSA EDHE SOT
SHQIPTARËT VAZHDOJNË TË LARGOHEN, SHUMË TË HUAJ KANË
GJETUR KËTU NJË SHTËPI TË PËRHERSHME. E JANË KËTA TË HUAJ TË
CILËT JO VETËM FLASIN PËR NATYRËN E BUKUR SHQIPTARE, POR
EDHE PËR NDRYSHIMET KULTURORE, PROBLEMET DHE REALITETIN
SHQIPTAR, DUKE QENË NË NJË FARË MËNYRE PROMOVUESIT MË TË
SINQERTË DHE MË TË MIRË TË VENDIT TONË. NDËRKOHË, NJË PREJ
PYETJEVE TË PARA QË HASIN ËSHTË “PËRSE SHQIPËRIA”? PAK
IRONIKE, ARDHUR NGA NE SHQIPTARËT, NJË POPULL EMIGRANT, QË
KUDO QË SHKOJMË NA BËJNË PO TË NJËJTËN PYETJE. PO PËRSE
ERDHE ME SHKOLLË KËTU? PO PËRSE VENDOSE TË JETOSH NË
AMERIKË? PO PSE JO? TEKSA NË PAMJE TË PARË TË DUKET SI NJË
PYETJE “KËRCËNUESE”, KUPTON QË ËSHTË MË TEPËR KURESHTJE.
PËR DISA BREZA ME RADHË NA ËSHTË “MËSUAR” NË ÇDO ANË TË
JETËS QË MËNYRA MË E MIRË ËSHTË TË LARGOHESH PREJ KËTU,
SEPSE ATJE (KUDO QË “ATJEJA” ËSHTË) SADO KEQ TË JETË, ËSHTË MË
MIRË SE KËTU. KJO SEPSE SHQIPTARËT NË SHQIPËRI U RRITËN DHE
VAZHDOJNË TË RRITEN ME NJË PERCEPTIM UTOPIK TË JETËS JASHTË
VENDIT, KU ÇDO GJË FUNKSIONON MË SË MIRI. DHE ËSHTË DISI E
VËRTETË QË FUNKSIONON, POR FUNKSIONON SEPSE TAKSAT
INDIVIDUALE SHKOJNË DERI NË 50% TË TË ARDHURAVE, SEPSE AJO
KULTURA SHOQËRORE ME TË CILËN BALLAFAQOHENI ËSHTË
VENDOSUR ME NJË RREGULL LIGJOR TË PAMËSHIRSHËM. ËSHTË
VENDOSUR ME LUFTËRA, ËSHTË VENDOSUR ME ORARE TË
STËRGJATURA E NGA DY PUNË, ETJ., ETJ. E KJO PADITURI VAZHDON T’I
BËJË SHQIPTARËT PESIMISTË KUNDREJT VENDIT TË TYRE. KEMI
KRIJUAR NJË KULTURË PAK PËRTACE KU, NË VEND TË NDËRTOJMË,
DUAM T’I GJEJMË TË GJITHA GATI DHE LARGOHEMI.
NDËRKOHË, TË HUAJT QË PO I SHTOHEN SHQIPËRISË DITA-DITËS NUK
VIJNË VETËM PËR TË JETUAR KËTU, POR EDHE PO “NDËRTOJNË”.
NJËRA PREJ TYRE ËSHTË EDHE ALICE TAYLOR.
MBAJ MEND KUR TË HUAJT E PARË FILLUAN TË VIZITONIN SHQIPËRINË
DHE SA HERË I PYESNIN SE ÇFARË MENDOJNË PËR VENDIN TONË,
GJITHMONË JEPNIN TË NJËJTËN PËRGJIGJE – VEND I BUKUR, NATYRË
E BUKUR, ETJ., POR ASNJËRI NUK TREGONTE SESA I NDRYSHËM
ISHTE REALITETI SHQIPTAR KRAHASUAR ME VENDET NGA VININ. NDAJ,
JO RASTËSISHT, KUR ALICE, NJË GAZETARE DHE SHKRIMTARE
ANGLEZE, PAS SHPËRNGULJES NË SHQIPËRI BOTOI “10 GJËRAT QË
MËSOVA PASI U SHPËRNGULA NË SHQIPËRI”, SHKRIMI I SAJ U BË
VIRAL. AJO GJETI NJË “GJUHË TË PËRBASHKËT” ME QYTETARËT E
VENDIT KU JETONTE, DUKE VËNË NË PAH NDRYSHIMET MIDIS
KULTURAVE, POR PREZANTUAR ME NJË SENS HUMORI E PA
PARAGJYKIME QË SHOQËROHESHIN NË ATË KOHË RRETH SHQIPËRISË
E SHQIPTARËVE NË SHKRIMET E VENDEVE TË HUAJA. E KËSHTU AJO
FITOI ZEMRAT E VENDALINJVE, DUKE U SHNDËRRUAR NË VITET
PASUESE NË NJË PREJ AMBASADOREVE MË TË NJOHURA TË
KULTURËS, TURIZMIT DHE SHOQËRISË SHQIPTARE. NE ZHVILLUAM
KËTË BISEDË TEKSA ALICE PO PËRGATITEJ PËR HAPJEN E NJË
EKSPOZITE PIKTURASH NË TIRANË. ELOKUENTE, NATYRALE DHE PLOT
HUMOR, AJO FLET PËR SHPËRNGULJEN NË SHQIPËRI, AKTIVITETIN E
SAJ, JETESËN KËTU DHE TË ARDHMEN.
SOT, AUTORE E TRE LIBRAVE, GAZETARE, DREJTUESE TELEVIZIVE,
AKTIVISTE, ALICE E QUAN SHQIPËRINË SHTËPINË E SAJ, KU JO VETËM
JETON, POR EDHE KA VENDOSUR TË KRIJOJË FAMILJE DHE
PLEQËROHET. AJO NUK ËSHTË MË ALICE IN ALBANIA, POR ME PLOT
GOJËN ALICE THE ALBANIAN!
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://1F0Xar1mSJmGhvVRpNGjOK3FP1RZbynuG6KV-JL7RuA{`̵ iMPlu6׉E	ALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
P
PËRSHËNDETJE
ALICE, SI PO JA
KALONI KËTO
DITË NË
TIRANË?
PËRVEÇ MOTIT TË
BUKUR, ÇFARË DINIT
PËR SHQIPËRINË
PËRPARA SE TË
UDHËTONIT PËR HERË
TË PARË DREJT
TIRANËS DHE SI
VENDOSËT QË TA
VIZITONIT ATË?
Përshëndetje! E zënë me punë, por e lumtur
që më në fund, pas dy muajsh shi, kemi kohë
me diell. Më ndikon koha e vrenjtur, më bën si
të depresionuar. Kam nevojë për diell, një nga
arsyet që edhe lashë Anglinë. Nuk kam
mundur të bëj aktivitetet që dua apo të udhëtoj
dhe më në fund jam e gëzuar që pranvera po
ndihet dhe vera po afrohet.
Ishte 21 tetor i 2017. Kisha rezervuar një fluturim
sepse gjeta bileta të lira dhe në atë moment të
jetës sime isha duke udhëtuar nga pak dhe po
kërkoja një vend ku mund të shpërngulesha për të
jetuar, sepse nuk dëshiroja të qëndroja më në
Malta ku jetoja për momentin dhe isha “në treg”, si
të thuash, për një shtëpi të re, por edhe të
eksploroja disi. Unë punoja si gazetare “freelance”
e kjo më jepte mundësinë të punoja nga kudo,
mjaftonte që të kisha lidhje me internetin. Dhe po
mendoja “Cool, mund të udhëtoj, e po marr
laptopin me vete.” Mbërrita me një fluturim nga
Qipro në aeroportin e Tiranës rreth orës 11 të
mëngjesit. Nuk dija shumë për Shqipërinë. Dija që
kishte qenë një vend komunist. Kisha parë filmin
“Taken” (qesh). Dija edhe që një pjesëtar i vjetër i
familjes sime nga breza të mëparshëm kishte
vizituar Shqipërinë më 1850–1851. Dija gjithashtu
që ishte i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që
mamaja ime nuk arriti ta vizitojë gjatë udhëtimeve
të saja në 1960. E mbaj mend që më ka treguar
edhe një histori, pasi i kishte mbetur merak. Kur
ishte në Korfuz në një bar pranë detit, pyet një nga
kamarierët se çfarë janë ato dritat në anën tjetër?
Ishte duke folur për Sarandën, e cila në ato kohë
nuk kishte ndriçimin që ka sot, vetëm disa drita,
dhe ai iu përgjigj: “Oh, ajo është Shqipëria. Nëse ja
arrin të shkosh, nuk të lënë më të kthehesh.” Ndaj
kur i thashë mamasë që po shkoj në Shqipëri, iu
rifreskua ky moment dhe më tha ki kujdes.
Normale, ime më është e edukuar dhe nuk e kishte
në atë sensin negativ, më tepër sesa në sensin
prindëror, por iu kujtuan edhe fjalët e kamarierit
grek që e kishin frikësuar disi dhe akoma mbartnin
atë efekt.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://Xz3jiPhxUHiejsWgluc0IdU9Ul3Qa2_Om8Z6PjICvY08`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://yMXHUrNc3fqspY128Brhk9Pqru8dKDbxz5Rh7Iun5Oo ɓ`׉	 7cassandra://4io9j61B_Jx6JfnhannMrIGy_8NVXSI7feCdJbXjiUgh`S׉	 7cassandra://bz24DGY1di9xBY1pXtvtYI2yJlYfzrMbBIK7LU8mS-I`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://8DxxV_cL2xba40MG6-TbxK7TjpkcvvjtEhHH7tiEoB0 ``׉	 7cassandra://B2UWW936iTKYfNarnfJNUsnBx9lWYu9wWM1c-rg6dO4I`S׉	 7cassandra://NQHOA0-sVD0beBt59jNH7ojXdz5INlauqgpZXw70Qns`̵ iMPlu6ϑנiMPlu6ҁ 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉E}ALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
DHE MOMENTI KUR
ZBRITËT PËR TË
PARËN HERË NË
AEROPORTIN
SHQIPTAR. CILAT
ISHIN MBRESAT E
PARA… PËRSHTYPJET
ME PERSONIN E PARË
QË PATËT KONTAKT?
Yeah, ishte ngrohtë. Ishte diell. Kaotik. Kishte taksi
kudo, nuk ishte si aeroporti sot. Dhe kur zbrita u
kujtova që nuk kisha lekë të thata. As nuk e dija se
çfarë lekësh duhej të përdorja. Nuk lidhesha dot me
wi-fi sepse nuk punonte. Nuk kisha valë në celular.
Shkova në një bankomat të tërhiqja lekë dhe lexoj
1000, 5000, 10.000 dhe u hutova sepse nuk e kisha
idenë sa lekë ishin 5000 lekë. Thjesht shtypa
butonin e prita për më të mirën. Pastaj dola jashtë,
ku taksixhinjtë ishin pak si agresivë dhe i
anashkalova derisa gjeta një rresht taksish si më të
qetë dhe pashë një taksixhi më të ri dhe mendova
“Ok, ky s’duket sikur do të më rrëmbejë!” Jo sepse
isha në Shqipëri, por sepse si femër kudo që
udhëton ka disa kritere që kërkon të plotësohen
për t’i qëndruar larg rrezikut. E meqenëse fliste
edhe anglisht, akoma më mirë. Hyra në taksi dhe
mbaj mend që fotografia e parë që kam bërë ishte
ajo e rrethit të shqiponjës. Mbaj mend që ishte
duke folur tërë kohën, duke më treguar se i
pëlqente Anglia dhe pse nuk kishte qenë
ndonjëherë, dhe teksa fliste kthente kokën mbrapa.
Vërtet ishte miqësor e doja t’i flisja, por këndej po
mendoja në gjithë atë trafik kaotik, ndoshta shiko
edhe përpara ndonjëherë. Po të paktën mbërritëm
në hotel në rregull.
SI JU DUK TIRANA E
ASAJ KOHE? Qëndrimi i parë ka qenë tek Rogner, sepse po mendoja të rrija vetëm dy ditë dhe
thashë pse mos të qëndroj në një vend të mirë. Teksa i afroheshim qendrës, mbaj
mend që nisa të mendoj se duket një vend interesant. Prisja një arkitekturë më brutale
e më gri, por jo. Ishte shumëngjyrëshe. Ndërtesat kishin ngjyra të bukura. Rrugët e
mbushura me njerëz. Ishte ditë me diell. Teksa hymë në bulevardin kryesor thashë
“Wow! Ky vend është vërtet interesant!” Ka diçka që nuk e vë dot gishtin dhe të thuash
është kjo, por ka diçka që e bën të veçantë. Është europian dhe të bën të ndihesh si
në shtëpi, por në të njëjtën kohë është edhe shumë i ndryshëm. Lashë gjërat në hotel
dhe direkt dola sepse mezi po prisja ta eksploroja. Më duket vendi i parë ka qenë
Artigiano mbrapa Piramidës sepse po kërkoja një vend për të ngrënë. Mbaj mend po
shëtisja midis rrugëve tek zona ku banon Sali Berisha. Më pëlqejnë ato rrugët aty si
avenue me pemë, me godina të bukura dhe kafe. Pastaj shkova tek Komiteti, ku më
pritën shumë mirë, bile u bëra mike edhe me pronarin e tij, të cilin e kam intervistuar
më vonë… Të nesërmen shkova në një kafe tek Myslym Shyri. Aty ishte një vajzë me të
cilën filluam të bisedonim dhe është një miqësi që e ruaj edhe sot.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://bz24DGY1di9xBY1pXtvtYI2yJlYfzrMbBIK7LU8mS-I`̵ iMPlu6׉E 9alb
INTERVISTË
he
any
ac
Alice in
t Albanian
prill
2026
׉	 7cassandra://NQHOA0-sVD0beBt59jNH7ojXdz5INlauqgpZXw70Qns`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://j50B594wCKuW5GFVus8V3fPZE5L4yK1wD4lMgLRhtoM B`׉	 7cassandra://WKhsqIoCboiEZuXRcNMswvziPh6SZ-6YOWwWSS_21P0W`S׉	 7cassandra://-mdpafqxQ-8pW1PZ0rl2T_6kgd-qpUWrM1gpI7tt5JQe`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://j7ud7c_C4lnDp5g3jPMVZ2t-xtDdsjkmQz8I29KXfMk _`׉	 7cassandra://_eZaTT9AsgpZicifUCyQsLokaGUvnDcszrx6LugkEzAg`S׉	 7cassandra://2hB13yklw7_aEIpclmd1Wly3QP6lTtdiQynCFXOBlc8!`̵ iMPlu6ԒנiMPlu6ف 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈנiMPlu6؁ x[59ׁHhttp://D.m.thׁׁЈ׉E	;ALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
DHE MË
PAS ÇFARË
JU SHTYU
TË
QËNDRONIT
NË
SHQIPËRI?
Ditën e dytë kur u ktheva në hotel pata një dhimbje
veshi dhe shkova tek recepsioni për të pyetur se ku
mund të shkoja, se nuk e dija ende që në Shqipëri i
jepnin të gjitha pa recetë (qesh). Ata më dërguan
një doktor i cili më tha që duhej të merrja antibiotik
dhe nuk duhej të fluturoja për të paktën tre ditë. Më
pas dola për të marrë ilaçet dhe duke ecur
përfundova në një kafe tek Pazari i Ri. Thashë po pi
diçka përpara se të marr antibiotikët. Moti nuk ishte
dhe aq i mirë dhe kamarierja po më thoshte të hyja
brenda, e kur mori vesh që isha angleze, iu tregoi
edhe të tjerëve në lokal të cilët filluan “oh e duam
mbretëreshën, oh ti dukesh si princesh Diana, i ke
flokët si ajo”… dhe më ofruan raki. Rakija më bëri të
qëndroj në Shqipëri (qesh). Bëj shaka, por nuk e
kisha provuar ndonjëherë dhe në fillim nuk pranova,
por më tha që jo, po nuk mund t’jua refuzosh (ishin
disa zotërinj rreth 60–70 vjeç) dhe thashë ok. Ja
kaluam shumë mirë, ishin shumë të sjellshëm,
bëmë edhe foto. Vajzën e kam takuar edhe herë të
tjera. Më solli edhe pak ushqim dhe mbas asaj
edhe një tjetër gotë raki dhe… ja kaluam shumë
mirë. Më pas mora antibiotikët dhe shkova në hotel
të ndërroj datën e fluturimit. E jo se isha e pirë, por
isha pak e luhatur edhe e shtyva fluturimin për tre
ditë. Kur marr konfirmimin e kisha shtyrë jo pas tre
ditësh por pas tre javësh. Thashë të blija biletë të
re, por kur pashë se i binte më lirë me marrë një
AirBnB sesa biletë, mendova pse mos të rri këtu
për tre javë. Fati e deshi që të takohesha me një
vajzë nga Austria e cila jetonte në Tiranë dhe
kërkonte një shoqe dhome dhe vendosa të
qëndroja. Në fund të tre javëve shkova paketova
gjithçka në Malta, mora edhe dy macet dhe u
shpërngula në Shqipëri. Isha aq e shqetësuar për
macet saqë kisha bërë gjithë dokumentacionin që
mos të më krijonin probleme. Kur mbërritëm në
aeroport, shkoj tek dogana për të marrë macet dhe
punonjësi më thotë “Çfarë?” Pastaj ma bën me
dorë nga shiriti i valixheve, veç kur shikoj macet në
kutitë e tyre duke u rrotulluar bashkë me valixhet.
As i kishin kontrolluar fare.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://-mdpafqxQ-8pW1PZ0rl2T_6kgd-qpUWrM1gpI7tt5JQe`̵ iMPlu6׉E}ALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
KUR FILLUAT TË
JETONIT KËTU SI E
KISHIT PLANIFIKUAR
TË ARDHMEN?
NORMALE, QË KISHIT
DISA NJOHJE, POR
ÇFARË NDODHI MË
PAS…
Kur fillova të jetoja në Shqipëri nuk isha dhe aq
shumë followers, thjesht të njohurit e mi. Instagrami
nuk ka qenë dhe aq popullor në atë kohë, por kur
fillova të postoja fotot e para nga Shqipëria, njerëzit
filluan të interesoheshin rreth vendit dhe rreth
qëndrimit tim. Fillova të ndiqesha nga shqiptarë në
FB dhe Instagram të cilëve u pëlqenin fotot që
postoja dhe ndaj si gazetare mendova përse mos
ta filloj një blog? Në janar ndërtova një website të
thjeshtë dhe fillova të postoja disa artikuj rreth
udhëtimit, eksperiencave dhe njerëzve që kisha
takuar dhe fillimisht i kam postuar në Facebook.
Mbaj mend që në ditën e parë mora me mijëra
lexime dhe thashë “A mamaja po bën refresh
faqen?” (qesh). Pastaj, pas postimit të “10 gjërat
që mësova pasi u shpërngula në Shqipëri”, një
shkrim që u ripublikua në shtyp etj., shkrimet u
bënë goxha popullore, çka ishte vërtet e papritur.
PO ME FAQEN TUAJ
BALKANISTA ÇFARË
NDODHI?
Akoma e kam, por në një tjetër domain – Alice and
Albania. Gjithashtu, pas lindjes së vajzës e kisha
kohën më të kushtëzuar, midis punës, përkujdesit
për vajzën, plus vëmendja e njerëzve u shpërngul
më tepër në median sociale. Njerëzit po shikonin
më shumë postimet në Instagram, apo podkastet,
sesa artikujt, ndaj ndodhi dhe kjo. Besoj kam pasur
podkastin e parë në Shqipëri më 2020–21… pra
thjesht çështje menaxhimi kohe. Plus që fillova
edhe në Euronews. D.m.th. shpirti i tregimit është i
njëjtë, thjesht ka ndryshuar mënyra e përcjelljes tek
publiku.
GJITHASHTU KENI
PUBLIKUAR TRE
LIBRA, MË I FUNDIT
“ALICE NË SHQIPËRI –
250 AVENTURA”.
CILIN NGA 250
AVENTURAT DO TË
VEÇONIT IM Ë
INTERESANTEN APO
MË PERSONALEN?
INTERVISTË
Nuk e zgjedh dot një si më të preferuarën, e kam të
pamundur. Është sikur të pyesin cili është vendi yt i
preferuar, por nuk mund ta zgjedhësh, se mua më
pëlqejnë të gjitha vendet për arsye të ndryshme.
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://2hB13yklw7_aEIpclmd1Wly3QP6lTtdiQynCFXOBlc8!`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://yE1pgf7cjmEM9S0ZuGejRaFjsMDffXimoc3tfrGijIc Ӓ`׉	 7cassandra://4BRVN3halylP82hsd74cCxysNPhxarEsyOWh9qFTDHQC/`S׉	 7cassandra://NTxpFNdh9apBb6XqhHshT1NF-SO62v47IppFo3MRJWA6`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://CUqTjSdJ-evdLe2WBNZKqODe9PuZHygW2Sv9eDTrDoI =`׉	 7cassandra://9Qe_S7FzbI7uzGpFMeo1RR8MxDltpM0P_XDJ4ttSi-Epn`S׉	 7cassandra://lXlJw0E58SQFsMopSVFjF_Zq6DuEhIgMo2d7uPRFwZc%-`̵ iMPlu6ۑנiMPlu6 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉EcALBANYAC REVISTA
026
Alice Taylor është autore e tre librave mbi Shqipërinë.
Tales From North Albania
Një koleksion me poezi rreth udhëtimeve në zonat e Lezhës, Koplikut,
Peshkopisë, Tropojës, Shkodrës, Thethit që shpresojnë të ruajnë një moment
në kohë dhe të frymëzojnë të tjerët t’i vizitojnë këto vende.
Inside Albania
Një udhëtim fotografik nga veriu në jug, lindje e perëndim i qyteteve e
fshatrave shqiptare nëpërmjet syrit të kamerës së Alice, të fotografuara në
periudhën 2017–2025.
Alice in Albania: 250 Adventures
Libri përmban një koleksion prej 250 eksperiencave të autores përgjatë jetës
së saj në Shqipëri si vizita në fushat e livandos në Koplik, Trangjasin e Vjetër
apo dhe ku të provosh një xhubletë e të shijosh një gaforre blu.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
inside albania
alice in albania
׉	 7cassandra://NTxpFNdh9apBb6XqhHshT1NF-SO62v47IppFo3MRJWA6`̵ iMPlu6׉EVALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
ATËHERË, NDOSHTA
NJË NGJARJE, DIÇKA
QË E KE PËRJETUAR
NË SHQIPËRI DHE NUK
DO KISHE MUNDUR TA
PËRJETOJE NË
VENDLINDJE APO
DIKU TJETËR?
NË LIBËR EMRI JUAJ
ËSHTË ALICE TAYLOR,
POR NË INSTAGRAM
SHKRUANI ALICE
OPHELIA TAYLOR…
ËSHTË OPHELIA
NDONJË…
Ai, është emri im i mesëm.
OH OK, SEPSE DIKU
NË NJË INTERVISTË TË
VITEVE MË PARË
LEXOVA QË JU
PREZANTUAN SI
ALICE ELIZABETH
TAYLOR DHE NDAJ U
BËRA KONFUZ,
THASHË NJË
SEKONDË…
ELIZABETH TAYLOR?
INTERVISTË
Kam një histori, por nuk mund ta tregoj sepse është
për botimet e ardhshme… por ok, do të tregoj një
histori që më ndodhi në korrik (2025). Ishim për
udhëtim në Lëpushë. Ke qenë në Lëpushë?
JO, NUK BESOJ.
Oh është… o Zot sa e mrekullueshme! Afro dy orë
larg Shkodrës, në male afër Vermoshit. Është një
vend shumë i vetmuar ku ne qëndruam një natë.
Kisha edhe vajzën me vete. Shkuam për ecje
malore, në një ujëvarë aty. Është në mes të hiçit. As
valë telefoni, as rrugë, as shtëpi, as dyqane, asgjë.
Vetëm një shtëpi e vogël si bujtinë, por dukej e
braktisur. Dhe aty takuam një grua. Në fillim kujtova
se ishte burrë dhe u bëra pak konfuze, por kur u
afrova e kuptova kush ishte. Ajo quhet Sina dhe
është një ndër tre burrneshat e mbetura në
Shqipëri. Gjithmonë kam pasur dëshirën t’i
intervistoj, por nuk është se kanë ndonjë Facebook
Group që mund t’i kontaktosh dhe nuk dija sesi t’i
kontaktoja pasi janë vështirë që t’i gjesh. Ndaj kur e
takova isha shumë e gëzuar dhe e pyeta nëse
mund ta intervistoja. Unë gjithmonë mbaj kamera
me vete se ja si në këtë rast kurrë nuk i dihet dhe e
intervistova. Pavarësisht se po më mbaronte edhe
bateria e mikrofonit, ja arrita ta përfundoja me
sukses. Kjo ishte një nga gjërat që gjithmonë kam
dashur të bëj dhe nuk dija nëse do mundja sepse
edhe ato janë në moshë, por ja rastësia ma dha
këtë mundësi dhe u kthye në një aventurë shumë
cool.
(Qesh) gjithmonë i ngatërrojnë. Ne përdorim emrat
e mesëm në U.K. Unë kam dy emra të mesëm…
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://lXlJw0E58SQFsMopSVFjF_Zq6DuEhIgMo2d7uPRFwZc%-`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://Jvyaw7_DPhpo_yNK8f7yuZU17uZIzyBzuZLZCihCd6U ]`׉	 7cassandra://6ooGetaQriYM4I4asyqdZkSmtFDNxkj7sdtYTB8oOqog`S׉	 7cassandra://t8YOOSfExEuJCSPrXbS4JOwGCeexB-xtFncN6RS4vwIT`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://leAwrNFKDOgJGECq8hNoS8MwsQiVcOP_sZc8qRUdu14 J`׉	 7cassandra://baUoWs5MKql1Mhp9uJdGeWBBi5akb_mtqZGPfUPrCHIBz`S׉	 7cassandra://tBtn2c4phhS_40uUSEMm1XS_1f5_dX0KEGRqJ2edRwI`̵ iMPlu6נiMPlu6 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉EQALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
OH, OK. UNË JAM
KATOLIK DHE E
NJËJTA GJË, POR NUK
E PËRDOR NË
ÇERTIFIKATËN
ZYRTARE.
Gjithmonë ma ngatërrojnë, sepse këtu të pyesin si
e ke emrin e plotë dhe unë gjithmonë me idenë se
duan të dinë të gjithë emrin edhe (qesh)…
E NJËJTA GJË KUR SHKOVA PËR HERË TË PARË NË
AMERIKË; NË ÇDO APLIKIM SHKRUHEJ EMRI I PARË,
EMRI I MESËM, EMRI I FUNDIT DHE MË BËRI KONFUZ,
SE NË EUROPË NE THEMI SURNAME DHE JO LAST
NAME, DHE DUKE JU THËNË NJË EMËR KAM UNË
HAHAHAHHAHA. PASTAJ KUJTOJA SE DUHEJ
VENDOSUR PATJETËR EMRI I MESËM DHE JU THOJA E
KAM EMRIN E MESËM, POR JO NË ÇERTIFIKATË,
THJESHT NË ATË TË BAPTIZMIT, DERISA MË THANË
LËRE BOSH. DUKET IDIOTËSI, POR ATJE JANË SHUMË
STRIKT NË KËTO PIKA DHE PËR GJËNË MË TË VOGËL
KRIJOHEN PROBLEME.
Të njëjtin problem pata edhe kur bleva
shtëpinë. Kur më erdhi çertifikata ma kishin
ngatërruar emrin, thashë emri i kujt është
këtu se ky nuk është emri im (qesh).
KEMI NJË BARSALETË NE PËR
EMRAT E GJATË. SHKON NJËRI
NË RADHË SI ME THËNË E
KISHTE EMRIN ALICE OPHELIA
ELIZABETH TAYLOR DHE KUR
E THËRRASIN I THONË “ALICE
OPHELIA, HAJDE. ELIZABETH
TAYLOR E KA RADHËN MBAS
SAJ”.
(qesh) Vajza ime ka gjithashtu dy emra të mesëm çka
më krijoi probleme kur duhej ta regjistroja. Sapo kisha
lindur me operacion dhe s’kishte as vend me u ul tek
regjistri. Unë po i jepja emrin dhe punonjësja më thotë
që nuk mund t’i vendosja emrin se ishte i gjatë. Unë në
këmbë aty pasi më kishin hapur, tmerrësisht e lodhur
isha gati t’i thoja që edhe me dash me i vënë emrin
Micky Mouse do ja vesh Mickey Mouse. Nuk duroja dot
më. E ajo që më thotë nuk ka hapësirë në regjistër.
SI TË THA? S’KA HAPËSIRË?
HAAAAA! SHUMË
SHQIPTARÇE.
I thashë bëje shkrimin më të vogël dhe e nxë. Më tha
edhe që nuk është ligjore, por unë isha përgatitur dhe e
dija që nuk ishte e vërtetë, se njoh familje që kanë emra
të mesëm më të gjatë se vetë dita. E dija që ishte e
mundur, thjesht ajo po tregohej e vështirë pa arsye.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://t8YOOSfExEuJCSPrXbS4JOwGCeexB-xtFncN6RS4vwIT`̵ iMPlu6׉E ,alb
the
any
ac
Alice in
Albanian
prill
2026
׉	 7cassandra://tBtn2c4phhS_40uUSEMm1XS_1f5_dX0KEGRqJ2edRwI`̵ iMPlu6iMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://-xF_P2J81vxGxaTWkGuOcllqkb_60ofI3pg1vURf0AA `׉	 7cassandra://oXCLwrjzP4wHex0Tz-GEzXcvzaoBwpU2_GZWiqWJqWkx`S׉	 7cassandra://uw2CXWx8qaTyY2NRf4YobMRLLkxOSQ-4PaEF-LvIxXY#M`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://n_YyfqxW3Tl0ohx6TQm9MUjuh02_uA15wSpteSsP2wg 5`׉	 7cassandra://ExQaqwp6dO6VLme2Bg93Wf7TFr2cybi8v6CNWKeqCvMZ`S׉	 7cassandra://QKSwo9x_J7468leVJp1LXzdT11cn5SVkf5oi38_53-Ip`̵ iMPlu6נiMPlu6 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉EALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
NJË NDËR POSTIMET E TUA TË PARA QË
KAM HASUR NË INSTAGRAM KA QENË
AJO E KOMSHINJVE TË CILËT
MENDONIN SE ISHE SPIUNE. MË KA
BËRË ME QESH, SEPSE PAK A SHUMË
PATA NJË HISTORI TË NJËJTË KUR U
KTHEVA NË SHQIPËRI. NJERËZIT DUKE
BËRË PYETJE APO REAGIME NGA MË TË
ÇUDITSHMET. PALE PASTAJ KËTO
TEORITË KONSPIRATIVE: PO PSE
ERDHE, KUR DO KTHEHESH. DUKE
BËRË 101 PYETJE. NJË KOMSHIE
DREJTPËRDREJT MË PYETI, PO TI PËR
ÇFARË PUNE KE ARDHUR KËTU? PËR
PUNËT E MIA I THASHË, ENE TI SHIKO
PUNËT E TUA HAHAHA! PO JU TANI SI I
KENI MARRËDHËNIET ME KOMSHINJTË
TUAJ?
Në fillim ishin konfuz rreth meje, por së fundmi
patëm një problem në apartament, na u prish tubi i
ujit që vjen nga çatia dhe po pikonte në
apartamentet e të gjithëve dhe askush nuk po e
merrte mundimin ta rregullonte. Dhe unë, e “huaja”,
“spiunia” (qesh), shkova tek bashkia, mora lejen
për punime, gjeta hidraulikun, negocjova edhe
çmimin, gjithçka në shqip dhe shkova u tregova të
gjithëve që e kreva këtë punë dhe u shokuan e u
çuditën disi dhe tani më duan.
TANI PËR ÇDO GJË DO TË
KËRKOJNË TY…
(qesh) Po, po, për çdo gjë do vijnë të trokasin në
derë. Por, yeah, akoma mendoj se janë dyshues
rreth motiveve të mia.
KJO PYETJE KA TË BËJË ME
LEKSIONET QË JEPNI NË
UNIVERSITETIN E TIRANËS. PO
LEXOJA NJË SHKRIM KU THUHEJ
SE REGJISTRIMET NË GAZETARI
KANË RËNË SHUMË. SI E SHIKONI
TË ARDHMEN E GAZETARISË NË
SHQIPËRI?
Jam e ftuar aty të jap leksione dhe mësime si dhe
në shkolla dhe institucione të tjera dhe jam shpesh
në kontakt me të rinjtë. Herën e parë që dhashë
leksion në Universitetin e Tiranës, një prej lëndëve
është mësimdhënia e të shkruarit në anglisht, në
stilin e agjencive si Reuters, AP, një përmbledhje të
drejtpërdrejtë të lajmit, në anglisht për ata që nuk e
kanë anglishten gjuhë amtare. Teksa po bëja
prezantimin, një djalë në vit të parë ngre dorën dhe
më pyeti se përse duhet të mësojmë sesi të
shkruajmë pasi askush nuk lexon më dhe thjesht
dua të bëj gjëra për TikTok e TV dhe thashë… Si
mund të presësh t’i bësh këto kur nuk ke as
njohurinë bazë, sesi të shkruash një shkrim, sesi të
kontrollosh faktet, t’i përdorësh fjalët siç duhet,
struktura…
DHE NUK E KUPTOJNË QË ÇDO
FORMAT KA NJË STRUKTURË TË
CAKTUAR, OSE PËRNDRYSHE AS
NUK PRANOHET PËR
KONSIDERIM…
Si mund të studiosh gazetari kur nuk e kupton diçka
të tillë? Mendoj që është e vështirë, sepse kemi një
situatë me median sociale – çka është edhe mirë
edhe keq – ka shumëzuar në mënyrë masive sektorin
mediatik që ka sjellë shumë disavantazhe. Çdokush
mund të marrë miliona shikime dhe kjo bën që
njerëzit të mendojnë se ajo çka thuhet është e drejta
(në rastin tim është e vërtetë (qesh)), por i bën të
gjithë të duken si gazetarë. Nuk ke nevojë të kesh
trajnim, që do të thotë që i jepet më pak vlera dhe
rëndësi gazetarisë së vërtetë. Njerëzit kanë humbur
interes në çdo lloj forme të gjatë gazetarie. Dhe në
YouTube, nëse videoja është më e gjatë se gjashtë
minuta, YouTube të penalizon. Për shembull, në
Shqipëri media e printuar nuk ekziston më dhe është
një fatkeqësi. Njerëzit duan një lajm të shkurtër, të
shpejtë, por mendoj që do ketë një rilindje të medias
së shkruar dhe shpresoj që të ketë.
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://uw2CXWx8qaTyY2NRf4YobMRLLkxOSQ-4PaEF-LvIxXY#M`̵ iMPlu6׉E8ALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
AJO PO NDODH NË AMERIKË
MOMENTALISHT. NJERËZIT PO
HUMBASIN BESIMIN NË
POSTIMET E MEDIAS SOCIALE
DHE PO I RIKTHEHEN SËRISH
MEDIAVE QENDRORE PËR
VERIFIKIM TË LAJMEVE. TË
GJITHË MENDUAN PËR VITE SE
SHITJA E LIBRAVE DHE
SHTYPIT DO KISHTE RËNIE,
GJË QË NDODHI FILLIMISHT,
POR NË DEKADËN E FUNDIT
KA PASUR SËRISH RRITJE. AJO
ÇFARË KA NDRYSHUAR
ËSHTË SE LEXUESI THJESHT
ËSHTË MË SELEKSIONUES.
Të gjithë janë të shqetësuar për likes. Për shembull,
një prej intervistave të mia më të preferuara ishte
me Fatos Lubonja, një personazh shumë i zgjuar
dhe interesant. Patëm një bisedë shumë të bukur e
mund të flisja me të për orë të tëra, por nuk mori
mijëra e mijëra views, por nëse poston diçka me
Big Brother merr miliona views. Audiencat janë
duke u bërë më pak të edukuara dhe është
problem i madh, sepse media drejtohet nga
shikimet dhe reklamimet. Nëse ju jep “idiotlliqe”,
ato do kërkojnë të konsumojnë veç idiotlliqe e do
përkeqësohet akoma më shumë si situatë. Unë
kam audiencën time bazë dhe gjithmonë do të ketë
njerëz që do lexojnë, por është një situatë të cilës
nuk i shpëton dot. Ti poston një lajm dhe në
komente të pyesin për diçka që ndërkohë ti e ke
thënë në lajm. E më vjen me thënë, sikur të kishe
duruar edhe disa sekonda (qesh) e ky nuk është
një problem vetëm tek shqiptarët, por tek të gjitha
audiencat.
Po, po! Kam blerë apartament këtu. Ime më jeton
këtu dhe dua që vajza ime të rritet këtu, për shumë
arsye, por edhe sepse mendoj që është vendi më i
mirë për rritjen e saj.
MENDONI QË DO TA KALONI
PLEQËRINË NË SHQIPËRI?
NUK E DIJA QË EDHE NËNA JUAJ
JETONTE KËTU. PO VAJZA KA
MËSUAR SHQIP?
Po. Ajo shkon në shkollë publike, i flet të dyja
(anglisht, shqip) gjuhët shumë mirë dhe mësuesit më
tregojnë që flet shqipen letrare shumë mirë, sepse e
ka mësuar nga shkolla e jo nga mua dhe ndonjëherë
më thotë “Nuk të kuptoj” e i them “Më kupton si dreqi,
më kupton!” (qesh)
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://QKSwo9x_J7468leVJp1LXzdT11cn5SVkf5oi38_53-Ip`̵ iMPlu6ÁiMPlu6|בCט   |u׉׉	 7cassandra://peKFsdOQFRtxhZthv5HdhSx1Hdsf8-EhIE6SySZIV4s ``׉	 7cassandra://KX7B08IYFoBU3RPkHgEdNoMHy14ApF7SGDYYwNmBh68$`S׉	 7cassandra://JhFSNi6Gsk9C75Jl6_MiZ4dHHLg4s3Al65wHQxuwDGYp`̵ iMPlu6ט  |u׉׉	 7cassandra://yex0_uBJ1PvQNA5t2FPP2gMjyROeAY9lPBHnDuxjfjo `׉	 7cassandra://1vQdpUp5W6OecOWCD4d3qHpw9i2G6gbRHOWEIqXbJAYR`S׉	 7cassandra://5zsJX3s8TnPXermFQTuFBHMa9mJCTO8KUy4mCDIDJGo.`̵ iMPlu6נiMPlu6 4̟9ׁHhttp://WWW.ALBANYAC.COMׁׁЈ׉EALBANYAC REVISTA
PRILL 2026
A KENI QENË NË MB SË
FUNDMI?
Isha në gusht për një takim familjar, por kam kaq
kohë që jetoj jashtë MB (që prej moshës 21 vjeçe)
saqë nuk ndihem më pjesë e saj. Nuk kam shtëpi
atje, as numrin kombëtar të siguracionit nuk e mbaj
më mend, jam komplet jashtë sistemit e as nuk e
mbaj mend as si funksionon më. Sigurisht është
vendlindja ime dhe e dua, por nuk është shtëpia
ime. Këtu (Shqipëria) është shtëpia ime tani. Kur
udhëtoj për punë në Bruksel etj., pas disa ditësh
them jam gati të kthehem në shtëpi. E kur avioni
kalon mbi Kroaci e poshtë në Mal të Zi teksa i
afrohet Shqipërisë më krijohet ajo ndjenja që… po
kthehem në shtëpi.
INTERVISTOI/REDAKTOI:
ELBINO. ©ALBANYAC 04.2026
INTERVISTË
WWW.ALBANYAC.COM
׉	 7cassandra://JhFSNi6Gsk9C75Jl6_MiZ4dHHLg4s3Al65wHQxuwDGYp`̵ iMPlu6׉E ,alb
any
ac
the
Alice in
Albanian
prill
2026
׉	 7cassandra://5zsJX3s8TnPXermFQTuFBHMa9mJCTO8KUy4mCDIDJGo.`̵ iMPlu6ŁiMPlu6ā|,ALICE TAYLOR +Intervistë me Alice Taylor për Albanyac. ib